Botë

Irakianët mblidhen për lutje masive që shpërfaq fuqinë e klerikut

Irakianët mblidhen për lutje masive që shpërfaq fuqinë e klerikut

Dhjetëra mijëra irakianë janë mbledhur në periferi të Bagdadit të premten për të performuar një lutje masive të thirrur nga një klerik shiit me influencë, duke nxitur frikë për jostabilitet mes krizave politike që po thellohet pas zgjedhjeve kombëtare të vendit, raportoi AP-ja.

Ndjekësit e Moqtada al-Sadr arritën në kryeqytet nga i gjithë vendi, duke mbushur rrugën al-Falah të Sadrit. Admiruesit mbanin flamuj të Irakut dhe kishin veshur rroba të bardha, veshja e zakonshme nga ndjekësit e tij.

Ata qëndruan nën diellin përvëlues dhe brohoritnin slogane fetare. Përfaqësuesi i al-Sadrit, sheik Mahmoud al-Jiyashi, lexoi me zë të lartë një fjalim nga kleriku që përsëriti thirrjet për shpërbërjen e grupeve të armatosura, një referencë indirekte për grupet e milicisë irakiane të mbështetura nga Irani, të lidhura me rivalët e tij.

Ahmad Kadhim, 17 vjeç, ishte në mesin e admiruesve. Ai tha se ishte zhgënjyer që al-Sadri nuk ishte shfaqur në shërbim. “Do të isha i lumtur vetëm ta shihja, por kjo dëshirë nuk u bë realitet”, tha ai.

Duke përfituar nga frika se lutja masive mund të përshkallëzohej në protesta, al-Sadri dërgoi një mesazh të fuqishëm të autoritetet dhe fuqisë së tij. Ngjarja ishte një nga tubimet më të mëdha të ndjekësve të al-Sadrit pas pushtimit të udhëhequr nga SHBA-ja që rrëzoi Saddam Husseinin më 2003, por më e rëndësishmja, u dërgoi mesazh rivalëve politikë të al-Sadrit për aftësinë e tij për të mobilizuar rrugët e Irakut dhe destabilizimin e shtetit.

Në një postim të enjten, al-Sadri tha se zgjedhja për të protestuar ishte e ndjekësve të tij, dhe se “unë mbështes ata nëse ata duan të ngriten për reformë”. Shumë e konsideruan këtë si kërcënim të fshehtë për rivalët e tij.

Al-Sadri, i cili fitoi më së shumti ulëse në zgjedhjet e tetorit, u tërhoq nga qeveria muajin e kaluar.

Al-Sadr ka kërkuar ta formojë një qeveri me aleatët sunni dhe kurdë që përjashtuan partitë e mbështetura nga Irani të udhëhequra nga rivali i tij, ish-kryeministri Nouri al-Maliki.

Shërbimi i lutjes është edhe për babain e al-Sadrit, klerikun Muhamed Sadiq al-Sadr, nga i cili rrjedh shumë nga baza e tij mbështetëse. Babai i tij kishte mbajtur faljen e së premtes në kundërshtim me regjimin e Sadamit në vitet 1990. Ai u vra në vitin 1999.