Botë

Vuçiq: I gjithë Perëndimi nëpërmjet Ukrainës po lufton kundër Rusisë

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha se lufta Rusi – Ukrainë nuk është diçka lokale mes këtyre dy vendeve. Ai në një intervistë në “TV Pink” të mërkurën mbrëma, tha se i gjithë Perëndimi po lufton kundër Rusisë dhe se këtë po e bën nëpërmjet Ukrainës.

Vuçiqi foli për shumë tema, ndërkohë u ankua se serbët, kudo janë, po sulmohen sipas tij.

“Lini mënjanë historitë se është një luftë lokale, e gjithë bota perëndimore është në luftë kundër rusëve përmes ukrainasve. Ka ndryshime të mëdha edhe në këtë fushë.

Ai tha se shumëkush pret që pjesëloja e dytë e luftës që ka nisur në Ukrainë të vazhdojë në Ballkan.

“Ne jemi ata që duhet të shmangim këtë me çdo kusht. Jo sepse jemi më të dobët, nuk jemi më të dobët se askush, por duhet ta shmangim atë”, tha Vuçiq.

Teksa foli për shkeljen e sovranitetit të Ukrainës nga Rusia, ai kritikoi shtetet perëndimore se këtë, sipas tij, e bënë vetë në rastin e Kosovës.

Serbia është ndër vendet e vetme në Evropë që ka refuzuar t’i vë sanksione Rusisë për agresionin në Ukrainë.