Botë

Rrëzohet në Detin Egje helikopteri për shuarje të zjarrit [VIDEO]

Descriptive Text

Një helikopter u rrëzua në Detin Egje pasditen e së mërkurës, derisa po tentonte t’i shuante zjarret në ishullin Samos të Greqisë, raporton Reuters. Në bord raportohet se ishin katër persona, ku njëri shpëtoi e tre të tjerë po kërkohen.

“Operacioni i kërkim-shpëtimit po zhvillohet pas rrëzimit të helikopterit që mori pjesë në luftën ndaj zjarrit në pyll, në Samos”, deklaroi një zyrtar i zjarrfikësve.

Mediumet greke i publikuan pamjet e helikopterit teksa u zhyt në det.

Pos Greqisë, zjarret po vazhdojnë ta shkatërrojnë Portugalinë dhe Spanjën në kulmin e të nxehtit.

Meteorologët kanë parashikuar se vala e të nxehtit ekstrem do të zgjasë të paktën deri në fundjavë.