Botë

Pamjet e sulmit në shkollë, nxisin reagime në Teksas

Descriptive Text

Publikimi i pamjeve nga kamerat e sigurisë për sulmin në shkollën e Teksasit në të cilën u vranë 17 fëmijë dhe dy mësuese ka nxitur reagimin e familjarëve të viktimave.

Videoja e publikuar të martën nga autoritetet amerikane shfaq pamje shqetësuese në 80 minuta të asaj që dihet prej javësh si sulmi më vdekjeprurës në shkollë në historinë e SHBA-së.

Në këto pamje shihen policët e armatosur rëndë teksa qëndruan për më shumë se një orë para se të vrisnin të dyshuarin për vrasjet e 24 majit. Mirëpo pamjet, të cilat deri më tani nuk ishin shfaqur publikisht, i kanë shqetësuar sërish banorët e Uvaldes dhe i dyfishuan thirrjet në qytetin e vogël të Teksasit për përgjegjësi dhe shpjegime që kanë qenë të paplota e ndonjëherë edhe të pasakta shtatë javë pas sulmit në shkollë.

Disa orë pas publikimit të videos, disa banorë në një mbledhje të Këshillit Bashkiak të Uvaldes kanë thënë se nuk kanë mundur ta shikonin videon për shkak të shqetësimeve të mëdha në lidhje me rastin.