Botë

Rritja e kostos së jetesës godet më së shumti gratë

Rritja e kostos së jetesës e shkaktuar pjesërisht nga çmimet më të larta të karburantit dhe ushqimeve, pritet të godasë më së shumti gratë, raportoi Forumi Ekonomik Botëror të mërkurën, duke vënë në pah një hendek gjinor në rritje në fuqinë globale të punës.

Forumi vlerësoi se tani do të duhen 132 vjet që bota të arrijë barazinë gjinore, të cilën organizata e përcakton rreth katër faktorëve kryesorë: pagat e mundësitë ekonomike, arsimi, shëndeti dhe fuqizimi politik, raportoi AP-ja të mërkurën.

Saadia Zahidi, drejtoreshë menaxhuese në forum, ka thënë se gratë janë ndikuar jopropocionalisht nga rritja e kostos së jetesës pas humbjeve të punëve gjatë pandemisë.

“Përballë një rikuperimi të dobët, qeveria dhe biznesi duhet të bëjnë dy përpjekje: politika që synojnë mbështetjen e grave në fuqinë punëtore dhe zhvillimin e talenteve gra në industritë e së ardhmes”, tha ajo.

Raporti synon të gjurmojë krizat në tregun e punës që mund të ndikojnë hendekun gjinor.