Botë

Paralajmërohen sanksione të reja ndaj Rusisë

Bashkimi Evropian do t’i diskutojë të enjten sanksionet e reja që do t’i vendosen Rusisë, derisa javën e ardhshme ato pritet të miratohen, njoftoi gazetari i “Radio Evropa e Lirë”, Rikard Jozwiak, raporton BBC-ja të mërkurën.

Sipas njoftimit, është diskutuar një skenar i mundshëm për vendosje të sanksioneve, derisa edhe shefi i Zyrës së Presidentit të Ukrainës, Andriy Yermak, paralajmëroi diçka të tillë.

“Disa masa të reja mund të miratohen më 18 korrik”, tha Yermak.

Ende nuk janë konkretizuar sanksionet që do të vendosen. Me nisjen e pushtimit të Ukrainës, shtetet perëndimore, përfshirë edhe ato të Bashkimit Evropian, i vendosën sanksione Rusisë.

Kjo u bë me qëllim që t’i ndalet hovi presidentit rus, Vladimir Putin.