Botë

Britania tejkalon shifrën prej 200.000 mijë të vdekurve nga COVID-19

Mbretëria e Bashkuar ka tejkaluar 200.000 vdekje nga koronavirusi, sipas shifrave të fundit nga Zyra për Statistika Kombëtare.

Deri në fillim të korrikut, u regjistruan gjithsej 200.247 vdekje nga COVID-19.

Pika prej 200.000 u arrit më 25 qershor, por nuk u zbulua deri më sot për shkak të një vonese në regjistrim, shkruan Sky News.

Të dhënat e reja vijnë pasi një valë e re e virusit ka goditur Mbretërinë e Bashkuar, e drejtuar kryesisht nga nënvariantet e Omicron BA.4 dhe BA.5.

Me testimin i cili tash nuk është falas, të dhënat e infeksionit sigurohen kryesisht përmes sondazhit javor të infeksionit ONS, i cili javën e kaluar tregoi nivelet më të larta që nga prilli.