Botë

Presidenti i Sri Lankës ia del të largohet nga vendi

Descriptive Text

Presidenti i Sri Lankës, Gotabaya Rajapaksa, është larguar nga vendi të martën, ka konfirmuar BBC-ja nga burimet e veta, mes protestave masive për krizën ekonomike që ka kapluar ishullin.

Presidenti ishte i fshehur kur turma e njerëzve pushtoi pallatin e tij të shtunën.

Vëllai i tij, ish-ministri i Financave Basil Rajapaksa, gjithashtu arriti të largohet.

Udhëheqësit e protestës po kërkojnë që presidenti dhe kryeministri Ranil Wickremesinghe të dorëhiqen tani së bashku me qeverinë - ose të përballen me protesta shumë më të mëdha.

Banorët e Sri Lankës fajësojnë administratën e presidentit Rajapaksa për krizën e tyre më të keqe ekonomike në dekada. Për muaj të tërë ata kanë luftuar me ndërprerjet e përditshme të energjisë dhe mungesat e gjërave bazë si karburantet, ushqimet dhe ilaçet.