Botë

Shkon në 35 numri i të vdekurve nga bombardimi i një ndërtese në Ukrainën lindore

Descriptive Text

Të paktën 35 persona kanë vdekur pasi raketat ruse goditën një ndërtesë banimi në qytetin Chasiv Yar në Ukrainën lindore të shtunën, tha Shërbimi Shtetëror i Ukrainës për Situatat Emergjente në rajonin e Donetsk, të martën në një deklaratë në Facebook.

“Që nga ora 11:00, trupat e 35 personave të vdekur, përfshirë 1 fëmijë (një djalë rreth 9 vjeç), u gjetën dhe u hoqën nga rrënojat e një ndërtese banimi 5-katëshe të shkatërruar nga granatimet në qytetin Chasiv Yar”, thuhet në deklaratë, shkruan CNN-i të martën.

Nëntë persona u shpëtuan nga rrënojat dhe “më shumë se 320 tonë material i shkatërruar i ndërtesës u pastruan dhe u çmontuan”, thuhet në deklaratë.

Ekipet e emergjencës vazhdojnë të punojnë në vendngjarje, thuhet në njoftim.

Rusia mohon se ka sulmuar ndërtesë civile.