Botë

Çmimi i vdekjes në Ballkan

Rrëfimi fillon kohë më parë, diku nëpër fshatrat e thella të Sarajevës. Fshati bëhet gati ta varrosë një plak, që ndërroi jetë një ditë më parë.

Ama familjarët kanë vendosur t’i kapërcejnë “drekat e fundit”, për përcjelljen e të ndjerit, kur familja ndan pije, ushqim dhe shpesh edhe ëmbëlsira, shkruan DW, transmeton “Koha Ditore”.

Duke e pasur parasysh gjendjen e rëndë financiare dhe faktin se një ngjarje e tillë si vdekja secilën familje e përball me shpenzime të mëdha materiale, fshatarët janë pajtuar që një herë e përgjithmonë ta braktisin traditën e kamotshme.

Të parët e fshatit që përjetuan vdekjen e ndonjë familjari e respektuan marrëveshjen. Nuk pati drekë. Por vetëm pak ditë më vonë nisi buja e “të moçmëve” lokalë, të cilët ankoheshin se lënia anash e traditës nuk është një gjë e mirë.

Dhe po, menjëherë u rikthyen drekat e zakonshme, gllënjkat e rakisë dhe përcjellja e bujshme e të vdekurit drejt vendit të prehjes së përjetshme... (më gjerësisht lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.