Botë

Venezuelasit e pashpresë i kthehen mjekësisë popullore

Në gjendje dëshpëruese shkaku i kancerit të gjirit, Yasmary Diaz i hipi tre fëmijët e saj në rimorkion e kamionçinës dhe mori rrugën prej fshatit të saj në Guarenas drejt Zamorës rurale, mal i lartë dhe i thepisur me rrugë gjarpëruese gurore.

Ajo ia kishte mësyrë një kasolleje të veçuar të rrethuar me degë të ndryshme drunj malor, transmeton “Koha Ditore”. Po kërkonte sharmanin, shërues tradicional, i cili pretendon se ka fuqi shpirtërore mbinatyrore për ta shëruar prej sëmundjes së saj.

Sipas adetit, Diazi u desh të shtrihej në shtrojën e përbaltur dhe të rrethohej me qirinj. Shëruesi po përdorte një shkumës të bardhë, derisa ajo po i mbyllte sytë.

Edvard Guidice, i cili po qëndronte rreth saj, po përdorte disa barishte të egra dhe po lutej që shenjtorët dhe shpirtrat fetarë të kultit të Maria Lionzas të ndihmonin shërimin e saj.

Lutja duhej të kalonte te një plak i njohur i ndjerë, Emeregildo, i cili kishte vdekur disa dekada më parë. Ai kishte fuqinë që ta merrte shpirtin e zonjës Diaz dhe ta shëronte prej kancerit... (më gjerësisht lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.