Botë

Protestuesit në Sri Lanka që po kërkojnë dorëheqjen e presidentit, lahen në pishinën e tij

Mijëra protestues në kryeqytetin e Sri Lankës, Colombo, kanë pushtuar rezidencën e presidentit të vendit, shkroi BBC të shtunën.

Demonstruesit shihet duke u larë në pishinën e presidentit Gotabaya Rajapaksa.

Ata kanë kërkuar me protesta dorëheqjen e presidentit pas muajsh protestash për krizën ekonomike në Sri Lankë.

Sri Lanka është përballur me krizën më të rëndë ekonomike në 70 vjet dhe ka ndaluar shitjet e karburantit për automjetet private për shkak të shkurtimeve.

Miliona vendas po përballen me vështirësi për të siguruar ushqim e ilaçe.