Botë

SHBA-ja dhe Britania alarmojnë për spiunimin nga Kina

Zyrtarë të lartë të zbatimit të ligjit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Britanisë së Madhe u takuan me liderë të biznesit privat dhe akademik të mërkurën për t’u tërhequr vëmendjen ndaj asaj që ata thanë se është kërcënimi serioz i sigurisë dhe ekonomisë i paraqitur nga Kina, e cila po kërkon të vjedhë pronën e tyre intelektuale dhe të ndikojë në politikat e vendeve perëndimore, shkruan CNN.

Drejtori i FBI-së, Christopher Wray dhe drejtori i përgjithshëm i MI5, Ken McCallum mbajtën ngjarjen në Londër për të theksuar punën e përbashkët të dy agjencive të sigurisë për të penguar atë që ata thanë se ishte sfida më serioze nga spiunazhi dhe hakerimi nga qeveria kineze.

Përtej vjedhjes së teknologjisë, Kina tani po përgatitet për të mbrojtur ekonominë e saj nga çdo sanksion i ardhshëm nëse përpiqet ta marrë Tajvanin me forcë, duke nxjerrë mësime nga përpjekjet perëndimore për të ndëshkuar Rusinë për pushtimin e saj në Ukrainë, shtoi Wray.

"Ne e kemi parë Kinën duke kërkuar mënyra për të izoluar ekonominë e saj kundër sanksioneve të mundshme, duke u përpjekur të mbron veten nga dëmtimi nëse ata bëjnë diçka për të tërhequr zemërimin e komunitetit ndërkombëtar", dekaroi Wray.

Ai përmendi vlerësimet e fundit nga një studim i Universitetit Yale se bizneset perëndimore kanë humbur 59 miliardë dollarë si rezultat i luftës Rusi-Ukrainë.

"Dhe nëse Kina pushton Tajvanin, ne mund të shohim të njëjtën gjë përsëri, në një shkallë shumë më të madhe", shtoi Wray.

McCallum ndërkohë tërhoqi vëmendjen për faktin se ngjarja e së mërkurës ishte hera e parë që drejtuesit e FBI dhe MI5 kishin mbajtur një ngjarje të përbashkët publike. Të dy agjencitë kanë lidhje të ngushta, me oficerë të MI5 që punojnë në FBI dhe agjentë të FBI në MI5.

“Supozimi i përhapur perëndimor se rritja e prosperitetit brenda Kinës dhe rritja e lidhjes me Perëndimin do të çonte automatikisht në një liri më të madhe politike, është treguar si i gabuar. Por Partia Komuniste Kineze është e interesuar për sistemet tona demokratike, mediatike dhe ligjore. Jo për t'i imituar ato, fatkeqësisht, por për t'i përdorur ato për përfitimin e saj", ka thënë McCallum.

Wray citoi hetimet e fundit të FBI-së për aktivitetin e inteligjencës kineze, duke përfshirë një përpjekje për të goditur një kandidat të Kongresit të SHBA-së në New York për shkak të lidhjeve me protestat në Sheshin Tiananmen të vitit 1989, të cilat u shtypën nga ushtria kineze.

McCallum zbuloi se MI5 tani po kryen shtatë herë më shumë hetime sesa në vitin 2018 në lidhje me aktivitetin kinez në Britani.