Botë

Bastiset shtëpia e Fillonit

Shtëpia e kandidatit për president të Francës, Francois Fillon, është bastisur nga hetuesit, si pjesë e hetimit të skandalit financiar, në të cilin është përfshirë ai, raporton Arta Tv.

Fillon akuzohet se ka keqpërdorur rreth 800,000 euro të taksapaguesve francezë, për ta paguar gruan e tij si asistente parlamentare, punë kjo të cilën ajo nuk e kishte bërë asnjëherë. Kandidati konservator vazhdimisht i ka mohuar këto akuza, duke i cilësuar ato si të montuara, me qëllim që ta pengojnë fushatën e tij presidenciale.

Fillon është zotuar se do të vazhdojë garën për president, edhe përkundër presionit në rritje ndaj tij për t’u tërhequr. Sondazhet e para tregonin se Fillon ishte kandidati favorit për ta fituar garën presidenciale, megjithatë pritshmëritë kanë rënë ndjeshëm qëkur skandali ka marrë përmasa të mëdha.