Botë

Mijëra banorë evakuohen në Sydney për shkak të përmbytjeve

Dhjetëra mijëra banorëve u është thënë të evakuojnë shtëpitë e tyre në Sydney, pas shiut të rrëmbyeshëm dhe përmbytjeve në qytetin më të madh të Australisë.

Rrugët janë ndërprerë, me 18 urdhra evakuimi vetëm në Sydneyn perëndimor dhe paralajmërime për të tjera që do të vijnë.

“Kjo është një situatë emergjente kërcënuese për jetën” tha Stephanie Cooke, ministre e shërbimeve të urgjencës për shtetin e Uellsit të Ri Jugor, shkruan BBC.

Zona u godit nga përmbytjet e shpejta në mars, duke vrarë 20 njerëz.

“Tani jemi duke u përballur me rreziqe në fronte të shumta, përmbytje të shpejta, përmbytje të lumenjve dhe erozioni bregdetar”, tha Cooke në një konferencë për media.

Paralajmërimi i saj erdhi pasi Byroja e Meteorologjisë tha se deri në 350 mm shi kishin goditur zona të caktuara, duke rrezikuar përmbytjen përgjatë lumit Nepean.