Botë

Zelensky e quan akt terrori sulmin rus në Odesa

Descriptive Text

Numri i të vdekurve nga sulmet me raketa ruse në rajonin jugor të Ukrainës, Odesa, është rritur në 21, pasi një bllok apartamentesh në fshatin Serhiyivka dhe një vendpushim aty pranë u goditën gjatë natës, shkruan BBC.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky e ka quajtur serinë e sulmeve me raketa një "akt terrori" të qëllimshëm nga Rusia, duke shtuar se "ky nuk ishte një sulm i rastësishëm siç përpiqen ta paraqesin mediat ruse".

“Ky ishte një sulm me raketa i planifikuar, një akt terrori i kryer nga Rusia, le ta themi troç, kundër qyteteve dhe fshatrave tona, kundër njerëzve tanë, të rriturve dhe fëmijëve”, shtoi Zelensky.

Sipas shërbimit shtetëror të emergjencës, 21 persona u vranë, duke përfshirë një fëmijë dhe 39 u plagosën në një sulm me raketa në fshatin Serhiyivka.

Më herët, Zelensky ka thënë se sulmi në Odesa përforcoi urgjencën e Ukrainës për t'u bashkuar me Bashkimin Evropian dhe bëri thirrje për një proces anëtarësimi më të shpejtë.