Botë

Abazoviq fton Vuçiqin: Jeni më se të mirëpritur në Malin e Zi vëllazëror

Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, ka thyer një hendek të krijuar për disa vite mes vendit të tij dhe Serbisë.

Ai të mërkurën ka nisur një vizitë në Serbi, ku pos me kryeministren Ana Bërnabiq, është takuar edhe me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq.

Sipas mediave serbe, janë diskutuar shumë tema që i lidhin këto vende, por edhe që i ndajnë tash e sa vite.

Abazoviq ndër të tjera ka ftuar Vuçiqin për vizitë nën Podgoricë.

“Jeni më se të mirëpritur në Malin e Zi vëllazëror”, u shpreh Abazoviq pas takimit me Vuçiqin, përcjell "B92".

Mali i Zi, nën drejtimin e partisë së presidentit të vendit, Milo Gjukanoviq për shumë vite nuk ka pasur raporte “vëllazërore” me Serbinë, për shkak komunitetit të madh serb në Mal të Zi që përfaqësohej nga partitë opozitare dhe për shkak të rolit të padefinuar të Kishës Ortodokse Serbe në këtë vend.