Botë

NATO pajtohet për një pako ndihmëse për Ukrainën, ftohen Suedia e Finlanda në aleancë

Descriptive Text

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, në konferencë për media pas Samitit të mbajtur në Madrid, ka thënë se aleanca është pajtuar për pako ndihmëse për Ukrainën.

Ai ka thënë se është inspirues lidershipi dhe guximi i presidentit të Ukrainës, Volodymyr Putin. Ka shtuar se do të vazhdojë të përkrahet Ukraina me ndihma ushtarake e financiare.

Është arritur dakordim për një pako gjithëpërfshirëse ndihmëse për Ukrainën.

“Një Ukrainë e fortë e pavarur është jetike për stabilitetin në Evropë”, tha Stoltenberg.

Stoltenberg po ashtu ka konfirmuar se janë ftuar Finlanda e Suedia që të bëhen anëtare të NATO-s. Ftesa është bërë pas arritjes së marrëveshjes të martën mbrëma mes dy shteteve nordike dhe Turqisë. Turqia kundërshtonte anëtarësimin e Suedisë e Finlandës.

“Vendimi për të ftuar Finlandën e Suedinë për t’u bërë anëtare, dëshmon se dera e NATO-s është e hapur. Putini nuk ia ka arritur ta mbyllë derën”, ka thënë Stoltenberg.

Ai ka treguar se prezenca e NATO-s do të rritet në rajonin e Baltikut dhe nordik.