Botë

Tre të vdekur pasi raketa ruse godet një ndërtesë në Mykolaiv

Descriptive Text

Së paku tre persona raportohet se kanë vdekur pasi një raketë ruse ka goditur një ndërtesë në qytetin jugor ukrainas Mykolaiv, raporton BBC.

Autoritetet lokale thonë se pesë persona tjerë janë lënduar në këtë sulm dhe forcat e shpëtimit po bëjnë përpjekje të gjejnë të mbijetuar.

Kryetari i Mykolaivit, Oleksandr Senkevych, ka thënë se tetë raketa kanë goditur qytetin dhe u ka bërë thirrje banorëve që të strehohen.