Botë

G7-a zotohet t’i ndajë 14 miliardë dollarë ndihmë për Ukrainën

Descriptive Text

Udhëheqësit e G7-s kanë ripërsëritur dënimin e tyre të luftës "së paligjshme dhe të pajustifikueshme" të Rusisë në Ukrainë pas një samiti tre-ditor të mbajtur në Berlin.

Kanadaja, Franca, Gjermania, Italia, Japonia, Britania e Madhe dhe SHBA-ja kanë thënë se do të vazhdojnë t'i ofrojnë Ukrainës mbështetje financiare, ushtarake, humanitare dhe diplomatike "për aq kohë sa të duhet", raportoi Sky News të martën.

“Në një kohë kur bota kërcënohet nga përçarja dhe tronditjet, ne, G7, qëndrojmë të bashkuar. Ne jemi të gatshëm të arrijmë marrëveshje së bashku me vendet dhe institucionet e interesuara dhe Ukrainën për angazhimet e qëndrueshme të sigurisë, për të ndihmuar Ukrainën të mbrohet dhe të sigurojë të ardhmen e saj të lirë dhe demokratike”, thuhet në deklaratën e përbashkët të liderëve të shteteve anëtare të G7-s.

Udhëheqësit gjithashtu u zotuan të shpenzojnë më shumë se 2.8 miliardë dollarë në ndihmë humanitare për Ukrainën.

Për të ndihmuar në trajtimin e çështjeve të sigurisë ushqimore në mbarë botën, aleanca ka thënë se do të shpenzojë 4.5 miliardë dollarë shtesë.

Kjo do të thotë se më shumë se 14 miliardë dollarë do të shpenzohen për të zgjidhur problemet për dhe rreth Ukrainës këtë vit.

{gallery}