Botë

Zelensky i kërkon NATO-s sisteme të mbrojtjes raketore

Volodymyr Zelensky - Ukraina

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, i ka thënë shefit të NATO-s, Jens Stoltenberg, se Ukraina ka nevojë për sisteme të mbrojtjes raketore për të parandaluar sulmet ruse.

“Pata një bisedë telefonike me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s Jens Stoltenberg. Koordinuam pozicionet në prag të Samitit NATO-s në Madrid. Theksuam rëndësinë e një sistemi të fuqishëm të mbrojtjes raketore për Ukrainën për të parandaluar sulmet terroriste ruse”, ka shkruar Zelensky në Tëitter të martën.

Udhëheqësit e NATO-s - të cilët takohen në Madrid për samitin që nis të martën - pritet të miratojnë planet për të zgjeruar në masë të madhe numrin e trupave në gatishmëri të lartë në më shumë se 300.000.

Aktualisht numri i tyre është 40.000.

Sekretari i përgjithshëm i aleancës e quajti këtë veprim rishikimin më të madh të mbrojtjes kolektive që nga Lufta e Ftohtë.