Botë

Të ikur nga kriza, venezuelasit në luftë për jetë të re në Spanjë

Kur për të tretën herë Stefania Pace u sulmua, ajo e kuptoi se kishte ardhur koha që të largohej nga Venezuela.

Në sulmin e parë tre burra me armë e plaçkitën para shtëpisë së saj në Karakas. Të dytën herë ajo u sulmua në orën dhjetë të mbrëmjes dhe prapë iu morën paratë që kishte me vete, përcjell sot Koha Ditore.

Të fundit herë, në janar, një burrë u përplas në veturën e saj dhe ia vendosi armën në kokë, kur ajo i kërkoi të merrte përgjegjësi për aksidentin, thotë ajo.

“I telefonova nënës, kur u qetësova pak, dhe i thashë: ‘Tani ka ardhur koha që të shkoj, nuk mund të përballoj më’”, kujton 28-vjeçarja.

Trazirat politike dhe kriza e thelluar ekonomike kanë zhytur me miliona venezuelas në luftën për bukë dhe ilaçe. Rreth 100 persona kanë vdekur dhe mbi 1.500 të tjerë janë lënduar në trazirat disamujore kundër qeverisë. Më shumë detaje mund të lexoni sot në Koha Ditore.