Botë

Rusia godet me raketë një qendër tregtare në Ukrainë me rreth 1 mijë persona

Një raketë e ka goditur një qendër tregtare në qytetin e Kremenchukut në regjionin e Potlavës në Ukrainë.

Kryetari i qytetit, Vitaly Meletskiy ka thënë në Facebook se raketa ka goditur një vend shumë të populluar, shkruan BBC.

Ai tha se ka qenë në vendin e ngjarjes por nuk e di se sa persona janë vrarë ose lënduar.

Presidenti i vendit, Volodymyr Zelensky ka thënë se rreth një mijë persona ishin brenda qendrës.

Ende nuk dihet për numrin e viktimave dhe të plagosurve.