Botë

Turisti irlandez dyshohet se u përdhunua nga dy burra në Spanjë

Policia spanjolle është në kërkim të dy personave në Valencia, që po dyshohen se e kanë përdhunuar një turist irlandez, shkruan "DailyMail" të hënën.

Sipas mediumit britanik, 28-vjeçari po qëndronte në lokalitetin El Carmen në ditën e fundit të pushimeve, kur nga dy të dyshuar u tërhoq me dhunë për t’u përdhunuar. Ekipi mjekësor bëri të ditur së në trup i gjeti shenja dhune.

Viktima i tha policisë së të dyshuarit kishin theks francez, ndërsa pas deklaratës në polici, u kthye në Irlandë.

Ende nuk ka të arrestuar, derisa hetimet po vijojnë.

El Carmen është zonë turistike në mes të Valencias.