Botë

NATO do t'i rrisë forcat e gatishmërisë së lartë në 300.000 trupa

Descriptive Text

NATO do të rrisë numrin e forcave që i ka në gatishmëri të lartë në mbi 300 mijë, ka thënë të hënën Sekretari i Përgjithshëm, Jens Stoltenberg, njoftoi Reuters.

Forca e reagimit të shpejtë e NATO-s, aktualisht ka rreth 40 mijë trupa, që i bie rritje për 260 mijë trupa.

"Ne do të transformojmë forcën e reagimit të NATO-s dhe do të rrisim numrin e forcave tona të gatishmërisë së lartë në mbi 300,000”, tha ai në një konferencë përpara samitit të NATO-s në Madrid, që pritet të mbahet këtë javë.

Në samitin e Madridit, NATO do të ndryshojë gjithashtu gjuhën e saj për Rusinë që në strategjinë e fundit të aleancës nga viti 2010 përshkruhej si partner strategjik.

"Unë pres që aleatët të deklarojnë qartë se Rusia përbën kërcënim të drejtpërdrejtë për sigurinë tonë, për vlerat tona, për rendin ndërkombëtar të bazuar në rregulla”, ka thënë Stoltenberg.