Botë

Liderët e G7-s i kërkojnë Moskës t’i lirojë ukrainasit e deportuar

Udhëheqësit e G7-s i kanë bërë thirrje Moskës që t’i lejojë ukrainasit e dërguar pa vullnetin e tyre në Rusi, të kthehen në shtëpi.

“Ne kërkojmë që Rusia të lejojë menjëherë kthimin e sigurt të shtetasve ukrainas të marrë, shumica me forcë në Rusi, pa pëlqimin e tyre”, thanë liderët e G7-s në deklaratën e përbashkët të samitit që po mbahet në Gjermani.

Në samit, liderët i kërkuan Rusisë që ta lejojë lëvizjen e lirë të ushqimeve, e të mos i sulmojë caqet e drithërave.

Deklarimi i tyre erdhi pas videolidhjes së presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelensky, që tha se lufta duhet të përfundojë deri në fillim të dimrit, ndërsa nga vendet perëndimore kërkoi që të shtohet përkrahja.