Botë

Ukrainaset mbledhin 700.000 dollarë për ushtrinë nga shitja e fotove lakuriq

Ukrainaset mbledhin 700.000 dollarë për ushtrinë nga shitja e fotove lakuriq

Gjithçka nisi në formë shakaje kur Nastsassia Nasko pyeti në Twitter nëse dikush mund ta ndihmonte për evakuimin e një të afërmeje nga Kharkivi, kur ky qytet u rrethua nga trupat ruse, por nuk mori asnjë përgjigje dhe Nasko pyetjen e shtroi në një formë tjetër.

Kur askush nuk iu përgjigj asaj, 23-vjeçarja bjelloruse tha në Twitter se do t'i dërgonte një foto nudo kujtdo që mund ta ndihmonte dhe brenda pesë minutave, ajo mori më shumë se 10 mesazhe në inbox. Pasi i dërgoi një foto nudo të veten, një burri që u ofrua t’i ndihmonte, familjarja e saj u largua e sigurt nga Kharkivi.

Pas kësaj përvoje, Naskos i lindi ideja të ndërmarr diçka bashkë me shoqen e saj, Anastasiya Kuchmenko. Ato lansuan faqen “TerOnlyFans”, ku “ter” është shkurtimi i mbrojtjes territoriale, ndërsa OnlyFans është platforma sociale që përdoret për përmbajtje të të rriturve, për të fituar para.

Kështu ato dhe të tjerët nisën të ofrojnë fotot e tyre lakuriq për ata që duan t’i kenë.

Paratë që u fituan për tre muaj që kur u nis “TerOnlyFans”, shkuan për ushtrinë ukrainase, ndërsa deri tani njoftohet se janë mbledhur më shumë se 700 mijë dollarë, raportoi të hënën “Business Insider”.

Nasko ka njoftuar se prej kësaj ideje që ka rezultuar fitimprurëse, disa para kanë shkuar edhe për organizata të refugjatëve dhe strehim të kafshëve.

Që kur u krijua faqja në internet, 35 gra dhe burra janë regjistruar për të dërguar fotografi te donatorët. Vetëm 10 prej tyre kanë pasur përvojë të mëparshme me faqen “OnlyFans”, ndërsa të tjerët i kanë thënë Naskos se donin të dilnin vullnetarë për të ndihmuar Ukrainën.

Donacioni më i lartë që grupi ka marrë deri tani është një pagesë në kriptomonedhë prej 2.800 dollarë për një foto.

"Ne nuk jemi punonjës seksi, ne po përpiqemi të mbledhim para për luftën”, ka thënë bjellorusja për “Insider”. "Ndihem e lumtur sepse mund të mbështes njerëzit në Ukrainë dhe të tregoj se jo të gjithë bjellorusët i pëlqejnë rusët dhe se ne jemi njerëz të mirë. Ne duam të ndihmojmë fqinjët tanë”, tha ajo.