India duhet të lansojë fushata në rrjete sociale, të shkruajë libra dhe të përfshijë edhe të rinj në organizime, në mënyrë që të ndalohen martesat e fëmijëve në këtë vend.
Në Indi gjysma e vajzave martohen para moshës që e përcakton ligji, sipas një raporti të publikuar sot.
Pavarësisht ligjit, i cili ndalon martesën e vajzave nën moshën 18 vjeçare, në realitet, tradita është e rrënjosur thellë në shoqërinë indiane.
Sidoqoftë, një gjë e tillë shumë rrallë raportohet si krim, pasi zyrtarët nuk i ndjekin penalisht shkelësit e ligjit.
Si rezultat, India renditet në mesin e vendeve me numrin më të madh të martesave të fëmijëve në botë, sipas agjencisë së fëmijëve UNICEF, që funksionon në kuadër të OKB-së.
“Përpjekjet ligjore kanë dështuar në thyerjen e traditës dhe kulturës, e cila vazhdon të mbështesë martesat e fëmijëve”, ka thënë organizata joqeveritare ActionAid India, në raportin e saj.
Ndonëse ka raste edhe të djemve që martohen gjatë fëmijërisë, vajzat janë shumë më të prekura nga tradita.
-
21 korrik 2017 19:28
-
Shpërndaje në: