Botë

Putini po e zhyt Afrikën në krizë urie

Kriza e ushqimit - Afrike

"Kjo luftë mund t'ju duket shumë e largët për ju dhe vendet tuaja", i tha ai Unionit Afrikan. "Por çmimet e ushqimeve që po rriten në mënyrë katastrofike kanë sjellë tashmë luftën në shtëpitë e miliona familjeve afrikane”. Të hënën, shefi i politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell, tha për bllokadën e Rusisë: "Ky është një krim i vërtetë lufte, kështu që nuk mund ta imagjinoj se kjo do të zgjasë shumë më gjatë”

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskyy, gjatë një fjalimi në Bashkimin Afrikan(AU) e ka quajtur Afrikën "peng" të luftës së Rusisë së Vladimir Putinit.

Deklarata është dhënë në ditën kur Bashkimi Evropian ka akuzuar Rusinë se po përdor bllokimin e eksportit të drithërave ukrainase si armë lufte. Madje, Brukseli e akuzon Moskën se po kryen “krim të vërtetë lufte” me bllokimin e porteve ukrainase.

Pushtimi i Rusisë dhe bllokimi i eksporteve të drithërave të Ukrainës nga ana e saj kanë shkaktuar mungesë drithi dhe plehrash dhe kanë vënë miliona njerëz në rrezik urie. Kryetari i komisionit të Unionit Afrikan tha se ka "nevojë urgjente për dialog" për të rivendosur stabilitetin global.

Vendet perëndimore i kanë kërkuar Rusisë të lirojë rezervat e mëdha të drithit në Ukrainë. Bllokada ka rritur çmimet e ushqimeve.

“Afrika është në fakt një peng i atyre që nisën luftën kundër shtetit tonë”, tha Zelensky në fjalimin e tij.

Ai tha se qeveria e tij ishte e angazhuar në "negociatat komplekse" për të zhbllokuar rezervat e grurit të bllokuara në portet e Detit të Zi të Ukrainës.

"Kjo luftë mund t'ju duket shumë e largët për ju dhe vendet tuaja", i tha ai Unionit Afrikan. "Por çmimet e ushqimeve që po rriten në mënyrë katastrofike kanë sjellë tashmë luftën në shtëpitë e miliona familjeve afrikane”.

“Krim i vërtetë lufte”

Të hënën, shefi i politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell, tha për bllokadën e Rusisë: "Ky është një krim i vërtetë lufte, kështu që nuk mund ta imagjinoj se kjo do të zgjasë shumë më gjatë”.

Borrell u takua me ministrat e Jashtëm të BE-së në Luksemburg të hënën për të diskutuar krizën.

Ai i përshkroi veprimet e Moskës si "përpjekje e qëllimshme për të krijuar uri në botë".

Ai hodhi poshtë pretendimin e Rusisë se kriza aktuale e ushqimit është rezultat i sanksioneve të BE-së, duke shtuar se ato "nuk i ndalojnë" vendet jashtë BE-së të kryejnë tregti ushqimore me Rusinë ose vende të tjera.

Ministrja e Jashtme franceze, Catherine Colonna, tha se "Rusia duhet të ndalojë së luajturi me urinë globale", pasi po kërkon ndikim mbi Perëndimin.

“Bllokimi i drithërave është i rrezikshëm për stabilitetin në botë”, tha ajo.

Kreu i zyrës së kryeministrit polak, Michal Dvorczyk, foli me ministrin e Infrastrukturës të Ukrainës, Oleksandr Kubrakov, për ndryshimet që do të përshpejtojnë kontrollet për kamionët në kufirin polako-ukrainas për të ndihmuar eksportimin e më shumë drithërave nga Ukraina.

Biden nuk viziton Ukrainën

Presidenti amerikan, Joe Biden, tha të hënën se "nuk ka gjasa" të vizitojë Ukrainën kur të udhëtojë në Evropë këtë fundjavë.

"Kjo varet", tha Biden kur u pyet nëse ishte ende duke planifikuar të vizitojë Ukrainën, duke shtuar se nuk dëshiron "të shkaktojë më shumë vështirësi për ukrainasit".

I pyetur përsëri nëse ai pritej të udhëtonte atje ndërsa do ishte në Gjermani dhe Spanjë për samitet e G7 dhe NATO-s, Biden tha: "Në këtë udhëtim, nuk ka gjasa".

Biden nuk e ka vizituar Ukrainën qëkur vendi ka qenë nën pushtimin rus. Në vend të kësaj, ai ka dërguar sekretarin amerikan të Shtetit, Antony Blinken, dhe atë Mbrojtjes, Lloyd Austin, si dhe zonjën e parë, Jill Biden.

Në lidhje me faktin nëse ka besim se Ukraina do të bëhet anëtare e Bashkimit Evropian, Biden u tha gazetarëve se mendon se ka "shumë gjasa" të ndodhë.

Beteja për Detin e Zi

Udhëheqësi i rajonit ukrainas të Krimesë të aneksuar nga Rusia, Sergey Aksenov, ka akuzuar Kievin se synon platformat e shpimit në Detin e Zi.

“Sot në orën 8 të mëngjesit armiku ka goditur në platformat topna të shpimit në Chornomorneftegaz”, shkroi Aksenov në kanalin e tij telegram të hënën. "Jam në kontakt me kolegët nga Ministria e Mbrojtjes [e Federatës Ruse] dhe FSB-në, ne po punojmë për të shpëtuar njerëzit”.

Sipas Aksenovit, pesë persona u shpëtuan pas sulmit, tre prej të cilëve u plagosën, por përpjekjet e kërkimit dhe shpëtimit për punëtorët e mbetur janë duke vazhduar.

CNN kontaktoi Komandën Jugore të Ukrainës për akuzën, por ata nuk pranuan të komentojnë.

Dy platforma shpimi ukrainase, "Petro Godovanets" dhe "Ukraina" u kapën nga trupat ruse në mars 2014, kur Moska aneksoi Krimenë. Platformat përdoren jo vetëm për shpime, por edhe për zbulim, dhe në vitin 2015 ato u zhvendosën në fushën e gazit Halitsynske, e cila shtrihet 130 kilometra larg nga qyteti ukrainas Odesa.