Botë

Rusia bëhet furnizuesi më i madh i naftës në Kinë

Importet kineze të naftës së papërpunuar nga Rusia u hodhën në nivele rekord në maj, ndërsa Arabia Saudite humbi statusin e saj si furnizuesi kryesor i Kinës.

Kompanitë kineze kanë rritur blerjet e tyre të naftës bruto ruse në muajt e fundit pasi iu ofruan zbritje të mëdha, pasi blerësit në Evropë dhe SHBA filluan të shmangnin energjinë ruse për shkak të sanksioneve.

Sipas Administratës së Përgjithshme Doganore të Kinës, importet e naftës së Kinës, të cilat përfshijnë furnizimin e gazsjellësit të Siberisë Lindore dhe dërgesat nga deti, arritën në rreth 8.42 milionë tonë muajin e kaluar. Kjo e shtyu Arabinë Saudite në vendin e dytë me 7.82 milionë tonë.

Në mars, SHBA-ja dhe Britania thanë se do të ndalonin naftën ruse, ndërsa Bashkimi Evropian po punonte për t'i dhënë fund varësisë së tij nga gazi rus.

Shifrat doganore të publikuara sot tregojnë gjithashtu se Kina importoi 260.000 ton naftë bruto iraniane muajin e kaluar, raporton BBC.