Botë

Djathtistja ekstreme Le Pen paralajmëron dorëheqjen nga partia

Kandidatja për presidente të Francës, Marine Le Pen

Liderja e ekstremit të djathtë të Francës, Marine Le Pen, ka paralajmëruar dorëheqjen nga partia për t'iu përkushtuar grupit parlamentar në Kuvend, shkruan “Bfmtv” të hënën.

Në zgjedhjet parlamentare që u mbajtën të dielën, subjekti i saj politik i fitoi 89 ulëse. Ky numër u cilësua nga Le Pen si rekord, pasi ajo synonte t’i arrinte 60.

Le Pen aktualisht është udhëheqëse e Frontit Nacional.

Në rezultatet preliminare, presidenti francez, Emmanuel Macron, humbi shumicën në Kuvend. Koalicioni i tij i ka fituar 245 vende në parlament, i ndjekur nga Jean-Luc Melenchon me 142 vende. Për të krijuar shumicë parlamentare, duhen 289 vota. Parlamenti francez numëron 577 deputetë.