Botë

Kokaina me vlerë miliona euro sekuestrohet në Çeki, u dërgua gabimisht me banane në supermarkete

Descriptive Text

Kokaina me vlerë rruge gati 90 milionë euro është sekuestruar nga policia çeke të premten – pasi u dërgua gabimisht në supermarkete me kuti bananesh.

Punëtorët në dyqanet në të gjithë Republikën Çeke zbuluan drogën teksa shpaketonin arkat e frutave, të cilat mendohet se vinin nga Kolumbia, shkruan Independent.

Në total, rreth 839 kilogramë kilogram – me një vlerë prej 89 milionë eurosh – u gjet në paketimet e bananeve, ka thënë policia në vendin e Evropës Qendrore.

Punonjësit e supermarketeve në kryeqytetin Pragë, si dhe në qytetet Jicin dhe Rychnov nad Kneznou, raportuan fillimisht pakot e dyshimta, me policinë që dërgoi njësitë e qenve për të hetuar.

Prodhimi i kokainës është pothuajse në nivele rekord duke u dyfishuar midis viteve 2014 dhe 2019, sipas Zyrës së Kombeve të Bashkuara për Drogën dhe Krimin.

Kolumbia përbën shumicën dërrmuese të kësaj, shtoi organi i OKB-së në një raport të vitit 2021.