Botë

Lufta e Polonisё pёr lirinё

A duhet qё polakёt tani pёr herё tё parё tё mbrojnё lirinё e tyre kundёr njё armiku tё brendshёm? Pasi parlamenti miratoi reformёn nё drejtёsi, armosfera nё Poloni po bёhet gjithnjё e mё agresive, mendon Bartosz Dudek.

Janё ditё dhe imazhe impresionuese dhe tronditёse njёkohёsisht, qё do tё hynё nё historinё e Polonisё, komenton DW. Nga njёra anё demonstruesit, qё ndezin qirinj para ndёrtesave tё gjykatave nё qytetet e tyre, sikur ta konsiderojnё tё mbaruar shtetin ligjor. Ndёrsa nё selinё e Gjykatёs Supreme ata kanё projektuar mbishkrimin: "Kjo ёshtё gjykata jonё".

Deputetёt e opozitёs, qё nё seancёn plenare ngrihen dhe kёndojnё himin kombёtar "Polonia ende s'ka humbur" dhe nё plenum thёrrasin me zё tё lartё "Gjykata tё pavarura!" Presidenti Andrzej Duda, qё pёr herё tё parё i bёn thirrje pёr maturi partisё sё vet dhe pёrkrahë opozitёn.

Imazhe tё shёmtuara

Nga ana tjetёr kёto ditё do tё mbeten nё kujtesё si imazhe tё shёmtuara: shefi nacional-konservator i partisё nё pushtet, Jaroslaw Kaczynski, i cili nё parlament turret jashtё tё gjitha rregullave nё pultin e referuesit dhe e shan opozitёn si "vrasёs tё vёllait tim", "grykёs tradhёtarё" dhe "kopukё".

Trazira dhe pёrleshje fizike, qё nuk ka pasur ndonjёherё nё hisorinё e re tё parlamentit polak. Barriera dhe bllokime, qё e kthejnё Sejm-in (parlamenti) nё njё fortifikatё.

Policia nё gatishmёri alarmi. Tension pa fund. Urrejtje dhe pёrҁmim nga tё gjitha anёt. Njё vend nё gjendje alarmi.

Megjithatё kёto imazhe bartin edhe diҁka ҁliruese nё vetvete. Shumё zgjedhёs tё partisё sё Kaczynski-t janё frikёsuar: shpёrthimi i indinjatёs plot urrejtje nga kreu i partisё e kanё demaskuar pushtetmbajtёsin faktik. Ështё afёr mendsh dyshimi, se nё theb ai synon tё hakmerret. Pёrpunimi i njё traume personale. Ky ёshtё pёrdorimi i mjeteve politike pёr tё qetёsuar ndjenjat e lёnduara njerёzore. A ka nevojё seriozisht Kaczynski pёr gjykatat e nёnshtruara, qё tё mund t'i ndёshkojё Donald Tusk dhe "kopukёt" e tjerё, qё i bёn pёrgjegjёs pёr vrasjen e vёllait tё tij?

Dalja e shkurtёr natёn e Kaczynskit nё Sejm mund tё jetё fillimi i fundit tё tij politik. Polakёt qё lirinё e tyre e kanё mbrojtur nё shekullin e 20-tё kundёr fuqive totalitare nga jashtё, nuk do tё lejojnё qё kjo liri t'u hiqet atyre nga brenda. Distancimi prej politikёs sё qeverisё aktuale ёshtё vetёm njё ҁёshtje kohe dhe kostosh.

Kostot mund tё jenё tё jashtёzakonshme. Nёse Komiioni i BE-sё e zbaton kёrcёnimin duke aktivizuar nenin 7 tё marrёveshjes sё BE-sё, dёmi i imazhit do tё ishte i jashtёzakonshёm - edhe pse aleati i Kaczynskit, Viktor Orbàn, me veton e tij mund ta ndryshonte rrjedhёn e votimit nё Kёshillin e BE-sё. Me kosto tё lartё do tё ishte kryesisht procedura e shkeljes sё marrёveshjes. Pёr kёtё nuk vendosin qeveritё e vendeve anёtare tё BE-sё, por Komisioni i BE-sё dhe Gjykata Europiane, qё mund tё vendosё edhe gjoba. Nёse kёsaj i shtohet edhe shkurtimi i subvencioneve agrare - Kaczynski nuk do t'i mbijetonte dot mё politikisht indinjatёs sё bujqve.

Ç'tё mbjellёsh do tё korrёsh

Por shёndeti dhe jeta e qytetarёve polakё janё tё paҁmueshme. Nё sfondin e stilit politik konfrontues dhe tё pakompromis tё Kaczynskit si dhe tё atmosferёs sё mbushur me urrejtje nё vend mjafton vetёm njё shkёndijё dhe situata mund tё pёrshkallёzohet. "Ç'tё mbjellёsh do tё korrёsh", thuhet jo mё kot nё testamentin e vjetёr. Polonia ka sakrifkuar mjaft pёr lirinё. Ajo e meriton qё mё nё fund tё jetojnё nё liri dhe paqe tё pёrhershme.