Botë

OBSH-ja vendos për një emër të ri për linë e majmunëve

OBSH-ja vendos për një emër të ri për linë e majmunëve

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka thënë se po punon me ekspertë për të gjetur një emër të ri për linë e majmunëve, raportoi BBC të martën.

Kjo vjen pasi më shumë se 30 shkencëtarë shkruan javën e kaluar për "nevojën urgjente për një emër jodiskriminues dhe jostigmatizues" për virusin dhe sëmundjen që ai shkakton.

Referimi i vazhdueshëm ndaj virusit si afrikan është edhe i pasaktë dhe diskriminues, thanë ata.

Javët e fundit në mbarë botën janë regjistruar rreth 1600 raste të sëmundjes.

Organizata Botërore e Shëndetësisë tha se do të mbajë një takim urgjent javën e ardhshme për të përcaktuar nëse do ta klasifikojë shpërthimin si një emergjencë të shëndetit publik me shqetësim ndërkombëtar - alarmi më i lartë që mund të japë agjencia e OKB-së.

Sëmundjet e tjera për të cilat ka ndodhur në të kaluarën janë gripi i derrit, poliomieliti, Ebola, Zika dhe Covid-i.

Lija e majmunëve shkaktohet nga virusi i lisë së majmunit, një anëtar i së njëjtës familje virusesh si lija, megjithëse është shumë më pak i rëndë.