Botë

Rrëzohet helikopteri në SHBA, gjashtë turistë të lënduar rëndë

Descriptive Text

Një helikopter u rrëzua pasditen e së mërkurës në Hawaii të SHBA-së, duke i lënë gjashtë persona të lënduar rëndë. Siç shkruan “Dailymail” të enjten, në bord ishin dy adoleshentë, një 23-vjeçar, një 50-vjeçar dhe një 54-vjeçar.

Në mesin e tyre ishte një vajzë. Piloti gjithashtu pësoi lëndime të rënda, derisa ende nuk dihet arsyeja e rrëzimit e as për ku ishte nisur

Helikopteri ishte i tipit "Bell 407", i kompanisë “Paradise Helicopter” dhe shërben vetëm për turizëm.

Autoritetet thanë se rrëzimi i helikopterit ndodhi në zonën jugperëndimore të ishullit, që kryesisht përbëhet nga fusha ku ka pasur shpërthime vullkanike.

Në fotografitë e publikuara shihet helikopteri i shkatërruar.

Image
Image