Botë

Abazoviq merr ftesë nga Zelensky ta vizitojë sa më shpejt Kievin

Descriptive Text

Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, ka marrë ftesë nga presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, që ta vizitojë sa më shpejt Kievin.

Qeveria malaziase ka njoftuar se Abazoviqi ka zhvilluar një bisedë telefonike me Zelenskyn, ku kanë diskutuar për mundësinë që Ukraina të marrë statusin e kandidatit për anëtarësimin në Bashkimin Evropian.

Ai është shprehur i gatshëm të ofrojë ndihmën e nevojshme politike që kjo të ndodhë sa më shpejt.

“Kryeministri Dritan Abazoviq foli sot në telefon me presidentin e Ukrainës Volodymyr Zelensky. Abazoviq ka thënë se shpreson që Ukraina të marrë statusin e kandidatit për anëtarësim në BE dhe Mali i Zi si lider në procesin e negociatave është i gatshëm të ofrojë ndihmën e nevojshme politike”, thuhet në njoftimin e Zyrës së kryeministrit të Malit të Zi.