Botë

Lavrovi bisedon me Turqinë për korridoret e ushqimit

Descriptive Text

Ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov, po bisedon me ministrin e Jashtëm të Turqisë, Mevlut Cavusoglu, për hapjen e një korridori të sigurt në Detin e Zi për eksportet agrikulturore nga Ukraina, raporton BBC.

Ukraina është kontribuuese me 42 për qind të tregtisë së vajit të lulediellit në tregun botëror, 16 për qind të misrit dhe 9 për qind të drithërave.

Në kohë normale, disa shtete mbështeten fuqishëm në eksportet ukrainase. Shtetet Perëndimore kanë akuzuar Rusinë se po krijon rrezik të krizës ushqimore botërore duke mbyllur portet e Ukrainës në Detin e Zi. Rusia e mohon këtë.

Sipas, televizionit shtetëror rus “Rossiya 1”, thuhet se Turqia, Rusia, Ukraina dhe Kombet e Bashkuara kanë përgatitur një hartë për të ofruar një kalim të sigurtë për anijet që transportojnë drithëra.

Por, Ministria e Jashtme e Ukrainës ka thënë të martën se çdo marrëveshje që shkon në kundërshtim me interesat e Ukrainës do të refuzohet.