Botë

Një burrë e hedh një 52-vjeçare në binarët e metrosë në New York

Një burrë e hedh një 52-vjeçare në binarët e metrosë në New York

Policia po kërkon një burrë i cili e shtyu një 52-vjeçare në binarët e metrosë në Bronx, New York, dhe po shpresojnë që videot nga kamerat do të çojnë në arrestimin e tij.

Gruaja pësoi lëndime në tërë trupin por është jashtë rrezikut për jetë, raportoi të martën NBCNews.

Policia tha se i dyshuari befas e kapi gruan dhe e gjuajti në binarë.

Nuk kishte asnjë tren që po vinte në atë moment dhe personat e tjerë në stacion e ndihmuan të largohej.

Videoja tregon momentin e tmerrshëm kur burri e kap gruan dhe e hedh.