Botë

Presidenti çek zotohet se do t’i bllokojë martesat e të njëjtës gjini

Descriptive Text

Presidenti çek, Milos Zeman, ka thënë të martën se është i gatshëm të vë veto, nëse aprovohet në parlament, ligji i propozuar që u jep të drejtë çifteve të së njëjtës gjini në vend të martohen, raportoi AP.

Ligji i draftuar nga deputetët u dërgua në Parlamentin e Çekisë të martën, por nuk është dhënë ndonjë datë për fillimin e debatit.

Kundërshtohet fuqishëm nga Demokristianët, anëtare e qeverisë pesë partiake, dhe dy parti opozitare.

“Dua të deklaroj se nëse vërtet më vjen një ligj i tillë për ta nënshkruar, do t’i vë veto”, ka thënë Zeman.

Zeman theksoi se Çekia tashmë mundëson bashkimin e çifteve të së njëjtës gjini.

“Por, familja është bashkim i gruas dhe burrit. Pikë”.

Shumica e deputetëve mund ta përmbysin veton e presidentit.

Martesa e gjinive të njëjta është ligjore në 30 shtete në botë, përfshirë shumicën në Evropën perëndimore.