Botë

Gjermani me mungesë të stafit në industrinë e turizmit

Gjermania po përballet me mungesë të stafit në industrinë e turizmit dhe transportit gjatë sezonit të festave. Ministri gjerman i Transportit, Volker Wissing, deklaroi se mungesa e personelit, kryesisht atij të trafikut ajror, po vërehet shumë, duke shkaktuar turma të mëdha e vonesa në aeroporte.

Mungesa aktuale është prej 5.500 punëtorësh.

“Një numër i madh njerëzish duan që më në fund të pushojnë pas pandemisë, e njëkohësisht industria e turizmit e ka humbur një numër të konsiderueshëm të punonjësve kohëve të fundit”, deklaroi ai, raporton “Bild am Sonntag”.

Ai theksoi se stafi kryesisht mungon në kontrollin e pasagjerëve, derisa kërkoi ndërmarrjen e një nisme për të rimarrë fuqi punëtore të kualifikuar.