Botë

Orban: Nuk ka asnjë kompromis të pranueshëm për embargon e BE-së ndaj naftës ruse

Descriptive Text

Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban, ka thënë se të hënën nuk është arritur asnjë kompromis i pranueshëm për embargon e Bashkimit Evropian ndaj naftës ruse, raporton BBC.

Orban ka thënë se kërkon garanci për furnizimin e Hungarisë.

“Për momentin nuk ka asnjë kompromis”, tha Orban për gazetarët pasi mori pjesë në Samitin e BE-së kushtuar luftës në Ukrainë dhe ku po diskutohet për sanksionet e reja ndaj Rusisë.

Në BE ka disa javë që po diskutohet vendosja e embargos ndaj naftës ruse si pjesë e pakos së gjashtë të sanksioneve. Disa vende po kërkojnë përjashtim nga kjo, përfshirë Hungaria.