Botë

Gjendet varrezë e lashtë nën spitalin e Perusë

Arkeologët në Lima të Perusë kanë zbuluar një varrezë të lashtë që ndodhej nën ndërtesën e spitalit të parë spanjoll në qytet.

Arkeologët besojnë se këtu janë varrosur tre mbretërit e fundit të popullit inkas.

Pjesa historike e qytetit në të cilën ndodhet edhe spitali, është vend i gërmimeve të shumta arkeologjike.

Gërmimet në spitalin San Andres Royal nisën në vitin 2020 si pjesë e projektit të restaurimit që mbulonte krejt qendrën e qytetit.

Hector Walde, drejtues i ekipit të arkeologëve, ka thënë se janë gjetur 50 pjesë të eshtrave që i përkisnin misionit të hulumtuesve të pushtuesve spanjollë.

“Ajo që po shohim tani është varrezë e një spitali. Çdo ndërtesë e këtij lloji në shekullin 16. Njerëzit që nuk i kanë mbijetuar trajtimit janë varrosur këtu”, ka thënë ai.

Sipas deformimeve në kafkat e tyre, shumica prej tyre kanë vdekur nga sifilizi në spital.

Ekspertët janë duke kërkuar mumiet e tre perandorëve inkas, Incas Pachacutec, Huayana Capac dhe Tupac Yupanqui.

Mbetjet e tyre kanë ardhur nga Cuzco për t’iu prezantuar mbretit peruan Andres Hurtado de Mendoza.

Gërmimi është një prej disa tentimeve për të gjetur mumiet e inkasve, por gërmimet e mëparshme nuk ishin të kësaj madhësie.

“Është ndërtesë me shumë histori. Ishte spitali i parë për spanjollët rreth vitit 1550. Është i rëndësishëm, sepse është hapësira e parë për shëndetësinë e pushtuesve të parë”, ka thënë ai.

Spitali gjithashtu ka shërbyer si strehimore për fëmijët, shkollë fillore, stacion policor dhe restorant deri në vitin 2007 kur një tërmet i fuqishëm dëmtoi ndërtesën.