Botë

Putini akuzon Ukrainën për sabotim të bisedimeve të paqes

Presidenti rus Vladimir Putin akuzoi Ukrainën për sabotim të bisedimeve të paqes me Rusinë, siç ka njoftuar Kremlini, shkruan BBC të premten.

Komentet u bënë gjatë një telefonate 45-minutëshe midis liderit rus dhe kancelarit austriak Karl Nehammer.

Sipas Moskës, Putini mohoi që bllokada e porteve të Ukrainës nga vendi i tij është fajtor për ndërprerjen e furnizimeve globale të ushqimit, duke shtuar se shkaqet e vërteta janë sanksionet e vendosura nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian.

Kancelari e Austrisë ka thënë se qëllimi i telefonatës, i përshkruar si "shumë intensive, shumë serioze", ishte për të përcaktuar nëse mund të gjenden zgjidhje të mundshme humanitare në Ukrainë.

Ai gjithashtu shtoi se Putini ka thënë se ishte gati të diskutonte një shkëmbim të burgosurish me Ukrainën.