Botë

Katër të vrarë nga një shpërthim në Kharkiv

Katër persona kanë vdekur si pasojë e një shpërthimi në qytetin e dytë më të madh në Ukrainë, Kharkiv.

Këtë e ka konfirmuar kryetari i këtij rajoni, Oleh Synehubov, shkruan BBC.

Ndërkaq për shpërthime të reja po raportohet edhe në rajonin e Donbasit.

Videot e publikuara në rrjetet sociale, tregojnë shpërthimet dhe infrastrukturën e dëmtuar.