Botë

Ukrainë: Së paku 14 civilë të vrarë në Donbas

Descriptive Text

Autoritetet ukrainase kanë raportuar se së paku 14 civilë janë vrarë dhe 15 janë lënduar në sulmet ruse të martën në rajonet e Luhanskut dhe Donetskut, raporton BBC.

Në lindje të Ukrainës po zhvillohen luftëra të ashpra.

Në postim në Facebook, ushtria e Ukrainës ka njoftuar se trupat ruse kanë përdorur aeroplanë, lansues të raketave, artileri, tanke dhe raketa, në sulmet e fundit në këto pjesë.

Pjesët më të mëdha të Donetskut dhe Luhanskut janë të kontrolluara nga separatistët rusë, që duan t’i shkëpusin këto territore nga Ukraina.