Botë

Franca i kërkon BE-së sanksione ndaj naftës ruse

Bashkimi Evropian duhet të miratojë shumë shpejt paketë e gjashtë të sanksioneve kundër Rusisë, ka thënë ministrja e Francës për Evropën dhe Punët e Jashtme, Catherine Colonna.

Bashkimi Evropian duhet të miratojë shumë shpejt paketë e gjashtë të sanksioneve kundër Rusisë, ka thënë ministrja e Francës për Evropën dhe Punët e Jashtme, Catherine Colonna.

Në një konferencë të përbashkët shtypi në Berlin me homologun e saj gjerman, Colonna ka theksuar nevojën për të forcuar mbështetjen për Ukrainën, raportoi të martën CNN-i.

"Duhet të miratojmë shpejt paketën e gjashtë të sanksioneve që do të parashikojë përfundimin progresiv të importeve të naftës ruse”, ka thënë Colonna, e cila u emërua në detyrën e saj javën e kaluar.

Pavarësisht kundërshtimit nga vende si Hungaria, Colonna ka thënë se është optimiste që paketa do të miratohet.

“Duhet të vazhdojmë sepse ky unitet është forca jonë”, ka thënë ajo.