Botë

Sulme ajrore ruse në Mykolaiv e Donbas

Descriptive Text

Rusia po sulmon rajonet Mykolaiv dhe Donbas në Ukrainë nga ajri, ka njoftuar Ministria e Brendshme e Rusisë, raporton agjencia Reuters.

Gjenerali rus Igor Konashenkov, që është zëdhënës i Ministrisë së Brendshme të Rusisë, ka thënë se sulmet ajrore kanë goditur zonat ku ishin grumbulluar trupat dhe pajisjet ushtarake ukrainase.

Ndërkohë është raportuar edhe për sulme në Zaporizhzhia në juglindje të Rusisë. Në një sulm në një fshat në Zaporizhzhia janë lënduar civilë.

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka thënë se situate në lindje të Ukrainës, në rajonin Donbas, është veçanërisht e rëndë.