Botë

Zelensky votohet si njeriu më me ndikim në revistën “TIME”

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky ka kryesuar sondazhin e vitit 2022 të “TIME 100”, në të cilin lexuesit votojnë se kush duhet të jetë në listën e revistës për njerëzit më me ndikim të vitit.

Gjithsej 3.3 milionë vota u hodhën nga publiku, me 5% të votuesve që emëruan presidentin Zelensky si figurën kryesore publike të vitit 2022, raporton BBC të premten.

Më parë presidenti Zelensky tha për TIME se shumë njerëz në mbarë globin e kanë ndjekur nga afër gjatë gjithë konfliktit.

"Ju e kuptoni se ata po shikojnë. Ti je një simbol. Ju duhet të veproni ashtu siç duhet të veprojë kreu i shtetit”, ka thënë Zelensky për TIME.

Elon Musk, pronari i ri i Twitterit, njëherësh themelues i Teslas dhe SpaceX, doli në vendin e dytë me 3.5% të votave dhe kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar Boris Johnson pasoi vendin e tretë me 3.4% të votave të publikut.