Botë

13 ukrainas të vrarë nga bombardimet ruse në Luhansk

Të paktën 13 ukrainas janë vrarë gjatë bombardimeve ruse në Luhansk, ka bërë të ditur të premten guvernatori rajonal, Serhiy Gaidai.

Në një postim në Telegram, Gaidai tha se dymbëdhjetë njerëz u vranë në qytetin e Severodonestk, ndërsa një tjetër u vra në një komunitet tjetër, njofton Sky News.

Ai shtoi se, në Severodonestk, sulmi rus ka qenë "i pasuksesshëm" dhe forcat janë "tërhequr".