Botë

Biden pret të enjten kryeministren e Suedisë dhe presidentin finlandez

Descriptive Text

Presidenti i SHBA-së, Joe Biden, do të takojë presidentin e Finlandës, Sauli Niinisto dhe kryeministren e Suedisë, Magdalena Andersson në Washington të enjten, për të diskutuar aplikimin për anëtarësim në NATO.

SHBA-ja po mbështetë përpjekjet e dy vendeve për t’u bashkuar në aleancën veriatlantike. Nëse ato kanë sukses të pranohen, NATO do të rritet në 32 anëtarë, shkruan BBC.

Të dy vendet nordike kanë bërë aplikimin në kohën kur po ndodhë edhe pushtimi rus në Ukrainë, duke ngrehur dyshimet nga Kremlini dhe lëvizjet e tij të cilat nuk do të sjellin stabilitet në Evropë.

Turqia është duke kundërshtuar aplikimin e të dyja vendeve, duke akuzuar ato se po i strehojnë ekstremistët anti-Turqi.

“E mirëpres dhe i mbështes fuqishëm aplikimet historike nga Suedia dhe Finlanda për anëtarësim në NATO”, ka thënë Biden të mërkurën.